Kėshilla praktike pėr zhvillimin e burimeve
Burimet mė tė mira zhvillohen me kalimin e kohės. Bėhu gati pėr pritje tė gjatė.
Secili ėshtė burim. Secili.
Burimin duhet mirėmbajtur. Kontaktoni rregullisht me burimin qė tė shihni se qka ka tė re. Ftoni burimin e juaj pėr kafe apo drekė. Qdo javė dy burime.
Ua bėni me dije njerėzve se jeni duke kėrkuar tė shkruani artikull dhe se mirėpritni ndihmėn, sygjerimet dhe kritikat. Gjithmonė pėrgjigju kėtyre thirrjeve dhe keni durim.
Ua spjegoni burimit tuaj si funksionon puna e juaj. Spjegoni afatet dhe domethėnjen e off the record. Spjegoni tė gjitha gjėrat qė do ti mundėsojnė burimit qė me te ta keni mė lehtė.
Paraqitu i natyrshėm dhe mos u frikėsoni tė jeni human.
Bėhuni tė sigurtė se ia keni dhėnė burimit numrin tuaj tė telefonit dhe e-mail-in. Nėse konsideroni se ėshtė me vend, ua jepni numrin e telefonit tė shtėpisė, numrin e celularit dhe ate tė pejgjerit. Tregoni se jeni nė dispozicion 24 orė.
Kurrė mos gėnjeni, mos mashtroni, mos vidhni dhe mos prezentoni keq vehten tuaj. Burimi do tė respektoj kredibilitetin tuaj. Kredibiliteti mund tė fitohet vėshtirė e tė humbet lehtė.
Tė jeni tė sinqertė nė lidhje me artikullin. Nėse ėshtė e mundur qė artikulli reflektohet negativisht ndaj burimit, atėherė duhet tė lajmėroni burimin.
Tregoni se ju keni kujdes pėr saktėsinė. Kėrkoni prova, dokumente dhe detaje tė cilat tregojnė se ju vėrtetė dėshironi tė jeni tė sigurtė.
Kėrkoni burimet tė cilat janė tė dyshuarit e rregulltė nė vijėn tuaj.
Bėni shokė edhe nė vendet e zakonshme. Sekretarėt dhe shėrbėtoret shohin dhe dėgjojnė mė shumė se shumica e njerėzve tė tjerė dhe kanė dėshirė tė bisedojnė.
Bisedo me konsumatorėt dhe shfrytėzuesit. Nėse jeni duke hulumtuar nė lidhje me ndonjė bankė, pyeti njerėzit tė cilėt e shfrytėzojnė bankėn se qka kanė vėrejtur ata.
Merr referenca. Krijo rrjetin me njerėzit tė cilėt i njeh burimi.
Rreshto burimet. Liroji tė punojnė nė vend tėndin.
Trgoni burimit tuaj cilat janė qėshtjet pėr tė cilat jeni i interesuar. Madje burimit tė mirė mund ti tregosh se cili ėshtė artikulli nė tė cilin jeni duke punuar. Ndoshta ai e njeh dikend tjeter i cili pėrsėri njeh dikend dhe i cili mund tju ndihmoj.
Pranoni qė nuk jeni ekspert. Nėse nuk dini apo nuk kuptoni ndonjė qėshtje, pyetni. Mėsohu qė njerėzit tju arėsimojnė.
Bėhu ekspert. Sa mė shumė qė e kuptoni qėshtjen, mė shumė ju respekton burimi dhe ju ofron kohė mė shumė. Nėse ata e shohin se ju dini, atėherė do tė jenė nė gjendje tė bisedojnė mė shumė me ju se me gazetarėt tjerė.
Bėhuni kortuaz dhe dėgjojeni burimin duke folur edhe pėr gjėrat pėr tė cilat ju nuk jeni shumė tė interesuar. Kjo mund tė jetė e rėndėsishme mė vonė por edhe nėse nuk ėshtė atėherė keni treguar se ju dėshironi tė dėgjoni.
Ballafaqohu me realitetin. Kur shkruani ndonjė artikull i cili mund tė hidhėroj dikend, telefononi atij dhe ofroni rastin qė tė mos pajtohet me ju dhe bėni qė kjo tė dėgjohet. Dėgjoni ate qė kanė pėr ta thėnė ata dhe shpjegoni situatėn por mos hyni nė argumentime me ta. Bindni ata se ju keni kujdes pėr ate qė e thonė.
Prano gabimet. Vepro me gabimet ashtu siq do tė vepronit me artikullin. Bisedoni personalisht me burimet. Tregojuni se nuk i toleroni pasaktėsitė.
Pėrgjigju nė pyetjet e burimeve. Mos veproni gjithmonė sikur qė ju duhet tė kontrolloni marrėdhėnjet.
Merrni tė gjitha adresat dhe numrat e telefonit tė burimit. Mbani nė vend tė sigurtė, nė kompjuter apo nė fletoret tuaja. Merrni numrin e telefonit tė zyrės, tė shtėpisė, pejgjerit, celularit, shtėpisė sė pushimeve, numrin e partnerit dhe tuboni tė gjitha tė dhėnat tė cilat mund tė nevojiten mė vonė.
Krijoni profilin si mėnyrė pėr tė njohur burimin e rėndėsishėm.
Bėni burimin tė mėsohet me kėrkesėn e juaj pėr dokumentacion.
Themeloni limitet dhe keni kujdes pėr afrimin e tepėrt. Sigurohuni nė lidhje me ate se dikush mund tė jetė shok apo burim. Rregullo mardhėnjet nėse ėshtė e nevojshme kur burimi kalon nga tė qenurit i shoqėrueshėm nė shok.
Dėgjoni njerėzit pa konkurrencė: tė pastrehėt, kriminelėt, prostitutat, dhe njerėzit skajshmėrisht paranoid.
Respekto rėndėsinė e burimit tė karrierės dhe jetės. Kur i thėrritni njerėzit, pyetni, a keni pak kohė?