Tw folurit shlirshėm
Arti i intervistės
Eric Nalder
San Jose Mercury News 

Pėrgaditja 

Hulumtimi: Pa marrė parasyshė se keni 5 minuta apo 5 ditė hulumto personin dhe qėshtjen. Kėrko emrin nė internet dhe shiko mėnyrat tjera. Bisedo me miqtė e personit. Lexo shėnimet e gjykatės. Pyetja e hulumtuar mirė ėshtė pyetje mė e mirė. I intervistuari i hulumtuar ėshtė garanton intervistėn e mirė.

PLANI: Krijoni planin taktik. Diskutojeni me kolegėt tuaj. Cilin duhet intervistuar sė pari? Ku do tė intervistoni personin? Sa kohė do tė keni? Do ta inqizoni apo jo? Vendi mė i mirė do tė ishte zakonisht ku personi bėnė punėn pėr tė cilėn ju shkruani. Mirėpo, zhurmaxhinjtė dhe ata qė hesitojnė ėshtė mė sė miri tė kontaktohen nė shtėpi. Mund ta qetėsoni burimin duke shkuar me te nė sheti. Takimi pėr drekė kėrkon qė personi tė kaloj sė paku njė orė me ju. Intervista me telefon duhet tė jetė ajo qė mė sė paku ju e dėshironi, por edhe mė e zakonshmja.  

ORGANIZIMI: Shkruani idetė njė fjalėshe nė fletoret tuaja tė shenimeve qė t’ua pėrkujtojnė qėshtjen tė cilėn ju dėshironi ta mbuloni. Organizoni punėn e letrave kėshtu qė nuk humbeni gjat tė folurit. Pėrgaditni pyetjet pėr tė gjitha qėllimet pėr atėherė kur dera mund tė ju pėrplaset para fytyrės suaj. Pėrgaditni fotografin dhe ndihmėsin tuaj nė mėnyrė qė tė punoni sė bashku.

Intervisitimi i brendshėm: Imagjinoni intervitėn  e suksesshme. Nxehu si atletėt. Bėhu skeptik por kurrė mos u bėni cinik. Beso dhe fito.  

Njerėzit qė ngurrojnė  

Hapja: Pasi qė keni punuar nė ambient tė shoqėrueshėm, afrohu ndaj subjektit sikur qė t’i takoni atij rrethi. Paraqitjet e drejta dhe tė menjėhershme janė mė tė mirat. Bėhu i hapur dhe pa frikė. Kurrė mos gėnjeni.  

Mbani vazhdimėsinė: Kur ju mbyllet dera, gjeni terren tė zakonshėm. "Nejse, vėrejta se paskeni njė kėlysh. Edhe unė  e kam njė. Qentė janė tė kėqinj. Njė ditė . . ." Procesi ka tė bėjė me ate qė personin duhet shtyrė qė tė flas nė lidhje me qka do dhe pastaj qė tė bisedohet pėr qėllimin qė je aty. 

Mbyllni kuriozitetin: Pas pėrgjegjės sė personit shpejtoni ta sqaroni punėn tuaj nė tė cilėn punoni, qka dini apo ate qė ju kanė thėnė. Pėrgaditu pėr kėtė para kohe.

Beni tė flasin pėr tė tjerėt: Merrni listėm me emra tė njerėzve tė tjerė  intervistė. Fletėpagesat dhe listėn e numrave tė telefonit si dhe  listėn e juaj. Shiko listėn me qėshtjen e intervistės. Njerėzit ndjehen mė konfor pėr tė tjerėt. Duke e bėrė kėtė ata zbulojnė mė shumė pėr vehten dhe organizatėn e tyre dhe ju drejton nė tjetėr kahje. 

Puna e madhe: Shprehjes "Nuk kam koment" pėrgjigju duke sqaruar se keni nevojė pėr ndihmėn e tij dhe se biseda me ju nuk ėshtė ndonjė punė e madhe dhe se jeni duke biseduar me tė tjerėt dhe se jeni aty pėr tė mėsuar(natyrisht nėse  tėrė kjo ėshtė e vėrtetė). Thuani kėtė me butėsi por me bindje. Massage objections into possibilities. Propose alternatives. Mos argumentoni. Pėrzieni. Mbani bisedėn duke e rrokullisur. Pėrgjegjen " frikohem tė komentoj" merreni me simpati tė vogėl dhe me plot siguri (nėse kjo siguri ėshtė e ndershme). Dėgjoni brengat e njerėzve dhe mundohuni t’i kuptoni. Propozoni “detyra” mė tė lehta sikur “ vetėm pėrshkruani punė tuaj” apo “mė tregoni pėr qytetin tuaj.” Te qėshtja e vėshtirė do tė arrini mė vonė. 

Publikisht zyrtare dhe qėllimi i cakut tė madh: Butėsisht, pa lėnduar, pėrgjigjuni "no comment"-it tė personit tė “rėndėsishėm” duke ia bėrė me dije se kjo gjė duket keq nė gazetė. “Tė gjejmė mėnyrė pėr tė biseduar nė lidhje me kėtė. Mė tregoni nė lidhje me kėtė aspect, pėr shembull . . . " Si mjet tė fundit tregoni se ju do tė shkruani artikullin pa marrė parasyshė se a do tė bashkpunoj personi apo jo(nėse kjo ėshtė e vėrtetė). Spjegojani se se ju dėshironi qė kėtė qėshtje dėshironi ta bėni drejtė. Thuani se do ta tė lajmėroheni shpejt para se tė botohet tregimi. (Nė process futni tė gjitha numrat e kontaktit).  

Alternativa: Nėse personi nuk dėshiron tė flas, shkoni te tė tjerėt nė zyrė te shoqėruesit e tij/saj. Kėshtu do tė merrni mė shumė informata dhe duke e bėrė kėtė ju do tė krijoni klimė tė pėrshtatshme.   

ANONIMITETI: Mos i pranoni informatat e “background"-it pa kujdes. Madje sikur edhe ta pėrsėritni disa herė, bindni njerėzit se duhet tė flasin pėr shėnime. (Absolutisht informatat "off-the-record" janė tė pėrdorshme, pasi qė nuk mund t’i pėrdorni nėn asnjė rrethanė. Largohuni nga kjo. Ėshtė humbje kohe.) 

Nėse subjekti insiston pėr tė biseduar pėr “background"-in, bėni njė marrėveshje formale dhe spjegoni se do tė provoni mė vonė qė tė flitet nė inqizim. Merr shenime. Nė fund tė intervistės, apo pas rishikimit merrni fjalėt qė nuk janė shumė tė theksuara dhe thuani: "Tashti, qka mendoni pėr kėtė qėshtje qė e thatė kėtu. Pse nuk mund ta thuani kėtė nė inqizim?" Nėse pajtohen tė fusin komentin nė inqizim shikoni shėnimet tjera tuaja dhe thuani: "Nė rregull, nėse mund ta thuani kėtė nė inqizim, pse nuk mund ta thuani kėtė? Dhe kėshtu me rrallė. Unė e kam njė libėr tė tėrė me shėnime tė inqizuara nė kėtė mėnyrė. Sidoqoftė, ėse insistohet nė anonimitet, ju duhet ta respektoni kėtė. 

Statuja e lojės sė lirisė: Theksoni se njerėzit jan mė tė besueshėm kur vendosin emrin pas asaj qė thonė nė kėtė mėnyrė. Ėshtė mėnyrė amerikane:  Debat I fortė publik. 

Pėr hirė tė qartėsisė: Ka raste kur dikush u tregon pjesė tė tregimit e pastaj pushon. Apo ju e dini njė pjesė tė tregimit por nuk mund ta gjeni pjesėn tjetėr. Provoni tė thoni, "shiko, ju mė keni treguar aq shumė (apo, unė e di kėtė). Do tė ishte mė mirė tė ma tregoni mbetjen. Mendoj, nuk keni dėshirė tė mė keqkuptoni. Jam i sigurtė se nuk dėshiroj tė ju keqkuptoj.”  

Pa pyetje, ju lutem: Nga njė herė ėshtė mė mirė tė bėni deklaratė se tė bėni pyetje. Lexoni ndonjė document apo pėrsėritni diqka qė ka thėnė dikush. Pyetja nuk mund tė prodhoj asgjė mė shumė se “po, jo apo nuk e di”. Deklarata mund tė provokoj komentin. Nė njė rast kam pėrsėritur pa ndėrprerė para njė polici diqka qė nuk ka qenė e saktė. Duke mė pėrmirėsuar ai nxori njė raport tė cilin unė dėshiroja ta shihja.

Gazetari i humbur: Nuk ėshtė keq tė kėrkoni ndihmėn nga personi. “Kush ma spjegon kėtė nėse ju nuk doni?" 

Provoni pėrsėri: Kur ju mbyllet dera, provoni njė ditė mė vonė. Vazhdoni tė provoni. Njerėzit ndėrrojnė mendimet. Nėse ėshtė jashtzakonisht e rėndėsishme, provoni pėrsėri pas njė viti.

 
Marrja e tėrė mallit  

Kronologjia: Shetitni subjektin tuaj nėpėr tregimin e saj/tij nė mėnyrė kronologjike. Do ta kuptoni tregimin mė mirė dhe do t’i vėreni gabimet e rreshtimit tė kohės. Ju duhet ta organizoni subjektin e intervistės nė mėnyrėn qė ju dėshironi t’i pastroni dosjet e kabinetit nga.  

Tregimi jetėsor – Gjeni tregimin e jetės, madje edhe nė rastet kur tendenca juaj nuk ėshtė pėr ta pėrdorur. Madje edhe kur intervistoj avokatė pėr ndonjė rast apo ndonjė byrokrat nė lidhje me politikėn e qeverisė, e gjej tregimin e jetės nėse kam kohė. Gjej informata tė vlefshme dhe bėjė pyetje mė tė mira si rezultat. 

Logjika: Dėgjoni logjikėn. Pėrgjigjuni instikteve. Nėse nuk kuptoni ndonjė gjė, butėsisht insistoni pėr sqarim. Nėse personi pėrdorė logjikėn A-C-D, kėrkoni qė ta plotėsoj edhe pjesėn “B”. Pjesa mė e rėndėsishme mund tė fshihet nė B. Mos keni frikė tė pyetni. Nuk ka pyetje tė turpshme; ka vetėm pėrgjegje tė turpshme. 

Si dhe pse: Kur personi thot diqka tė rėndėsishme, bėni pyetjen kryesore: "Si e dini kėtė?" Kjo hedhė dritė nė kredibilitet, nxjerrė mė shumė detaje dhe ėshtė qelėsi i derės pėr burime tjera. Pėrcille me: “Qka dini tjetėr.” Gjithashtu, pyetni njerėzit pse e bėjnė ate qė e bėjne, e jo vetėm tė pyetni qka bėjnė ata. 

Hipnoza: Kur njerėzit arijnė njė pjesė tė rėndėsishme tė tregimit, ngadalėsoni dhe shėndėrroni nė rrėfyes tė tregimeve. Pyetni ku ishin duke qėndruar, qka ishin duke bėrė, qka kanė patur tė veshur, qfarė ka qenė temperatura dhe qfarė ka qenė zhurma rreth tyre? Pastaj kaloni nė kohėn e tashme dhe bėni pyetjet, si: Qka jeni duke bėrė tani? Qka ėshtė duke thėnė miku i juaj? Ju dhe subjekti i  intervistės suaj do tė shetisni nė skenė sė bashku. Kjo teknikė dėshton zakonisht nė tė parė. Njerėzit preferojnė tė tregojnė tregimin  e tyre lehtė nė mėnyrė abstrakte. “Rrėshqita me veturė nga shpati.” Tregoju se kjo nuk funksionon. “Po provoj, por ende nuk e kam pamjen. Tė rrėshqasim nga shpati sė bashku." Kjo ėshtė mėnyra se si e bėni tregimin e jo njė mori faktesh. 

Vėni re detajet: Vėreni inventarin e dhomės dhe organizimin e vendosjes. Shiko muret, lexo pjesėn e epėrme e tavolinės. Do tė gjeni idetė dhe detajet pėr artikullin e juaj. Shėnoni ato qė I shihni. Pėrdorni ate qė e shihni nė intervistėn tuaj. Pyetni pėr kėtė. 

Spontaniteti- Nėse jeni nė skenė, lejoni qė gjėrat tė ndodhin. Dėgjo dhe shiko pėr tė papriturėn. 

Telefoni – nėse nuk mund tė jeni nė skenė, kėrkoni nė telefon nga njerėzit qė t’i pėrshkruajnė rrethanat. Kjo do t’ju transportoj emocionalisht me telefon dhe do t’ju ofroj informatat (plaketa nė murė tė njė njeriu ishte bėrė detal kryesor i tregimit, pasi qė e verifikova pavarėsisht se qka thuhej nė te). Bėni njerėzit tė rrėfejnė tregimet  e tyre nė tri dimenzione nėpėrmjet telefonit. Lejoni qė gjėrat tė ndodhin. Dėgjo dhe  “shiko” pėr tė papriturėn. 

Pėrdorni veshėt – Ne flasim shumė gjatė intervistave. Lejoni qė personi tjetėr tė flasė. Dėgjoni me mendje tė hapur. Reago me mendje tė hapur. 

Shiko pėr burime tjera: Gjatė intervistės, shiko dhe dėgjo pėr burimet tjera. Takohuni me sekretarin, asistentin dhe bashkpunėtorėt tjerė dhe shėno detajet nė lidhje me ta. Kjo do tė ju shėrbej nėse ju i shėndėrroni kėta nė burime. 

Rrėfimi: pyeti subjektėt pėr emrat e njerėzve tė cilėt e pėrkrahin ate. Pastaj pyet pėr emrat e atyre tė cilėt do ta kritikonin. Pastaj pyet nė lidhje me ate qė do tė kritionin ata. Pyet nėse personi ka qenė ndonjė herė para masave disiplinore apo nėse ka qenė i dėbuar nga puna apo nga shkolla, i akuzuar apo i dėnuar pėr krim, i arrestuar pėr ngasje tė veturės i dehur, i paditur etj. Pasi qė tėrė kėto janė tė shėnuara diku, njerėzit ngurrojnė tė gėnjejnė pėr kėtė qėshtje. 

Gėnjeshtarėt: Nėse e dini qė dikush gėnjen, lejoni gėnjeshtarin tė zbrazet. Mos ndėrhyni pos nė raste kur kėrkoni mė shumė detaje.  Mashtruesit shpesh ofrojnė detaje ekstenzive pėr arėsye se se mendojnė se tregimi i kompletuar do tė shtoj kredibilitetin. Dėgjo dhe merr shėnime. Kur gėnjeshtra ėshtė konstruktuar tėrėsisht – deri nė detajin  efundit – kthehuni prapa edhe njė herė dhe shikoni qdo detal. Mos u bėni i padurueshėm. Fabrikuesi tashti ėshtė nė pozitė tė vėshtirė. Mbajeni aty deri sa tė dorėzohet.  

Mos anoni: Bėhuni simpatik nė sjellje, por mos merrni anėn e burimit. Mbroni burimin tuaj nga ekspozimi, nėse ia keni premtuar kėtė , por jo nga pandershmėria dhe injoranca. Mos pėrfshini vehten nė tė besuarit ndaj kongresmenit i cili duket tė jet kooperues kur ju pranon tė intervistohet duke thėnė, "nuk besoj nė marrjen e parave nga ata njerėz." Ju duhet tė thoni, "kjo mund tė jetė e vėrtetė por unė po ju pyes, ju a keni marrė para, jo a besoni nė kėtė apo jo." 

Mos furnizoni: Keni kujdes me furnizimin e informative ndaj subjektit tė intervistuar. Nė disa raste kjo do tė kthehet te ju si fakt. Policėt do t’ju tregojnė: “Mos pyetni nėse personi ka pa veturėn e kuqe, pyetni qka ka pa.” 

Pyetni pėrsėri: Nganjėherė ka llogari tė intervistohet personi dy apo tri herė pėr tė njejtėn qėshtje. Njė zyrtar publik mė ofroi katėr spjegime tė ndryshme nė konflikt pėr udhėtimin qė kishte bėrė mė para tė paguesve tė taksave.

Pėrsėritja: Kthehuni prapa nė shėnimet tuaja dhe shiko pėr zbraztirat. Pastaj bėni intervistėn e dytė. Tregoni subjektit tė intervistės se ju besoni qė kėni mėsuar. Kjo do tė bėjė qė tė qlirohen informatat shtesė, do t’i mbushė zbrastitė dhe pėrmirėsoj gabimet. Pėrsėritni kėtė disa herė nėse ėshtė e nevojshme. Unė dėshiroj tė kthehem pėrsėri te aktorėt kryesor pak para se tė botohet artikulli sa pėr tu siguruar pėr saktėsinė. Ky hap i fundit shpesh e ka pėrmirėsuar tregimin.

Nėse ndonjė pyetje ju vjen nė mend dhe ju duket e rėndėsishme, kėrkoni sqarim. Gjatė njė interviste telefonike pata sukses pėr ta bindur njeriun qė ishte ulur nė njė bar qė tė bisedoj edhe me shokėt e tij dhe ai ua dorėzoi celulularin atyre perreth tij nė mėnyrė qė unė bisedova me ta. Njė kapiten i anijeve mė lejoi t’i shoh dosjet vetėm pėr arėsye se unė bėra njė kėrkesė tė tillė.

Thithni njohurinė e tyre: Njerėzit nuk janė tė vetėdijshėm sa shumė dijnė. Ju duhet t’i drejtoni memerjen e tyre. Parashikone subjektin tuaj si njė enė plotė me informata tė cilėn ju duhet derdhur.

Ndershmėria: Mos pretendoni tė jeni dikush tjetėr dhe mos gėnjeni.  Natyrisht qė mund tė parakaloni informatėn por sa mė shumė qė shprehni pėr natyrėn e artikullit tuaj aq mė mirė dhe do tė ndjehet subjekti I juaj.  

Bėhu regjisor: Intervista e shkėlqyeshme ėshtė sikur biseda dhe lėvizė vazhdimisht nė drejtim tė informative pėr tė cilat keni nevojė. Mbani kontroll por kėtė duhet ta bėni butėsisht. 

Bėhu fleksibil: Ju mund ta dini pėrmbajtjen e tregimit por mos u ngatėrroni. Vėrtetė intervista e shkėlqyeshme mund tė jetė ajo e cila tėrėsisht e ndėrron tregimin tuaj. Hulumto tė vėrtetėn, jo ate pėr tė cilėn besoni se ėshtė e vėrteta.

Personaliteti: Lejoni qė tė shkėlqej personaliteti i juaj (nėse keni personalitet). Mos u bėni mur i zbrazėt. 

Pyetja e hapur pėrfundimtare: Kah fundi i intervistės pyetni personin pėr qfarė lexuesit mund tė jenė tė interesuar. Nga njėherė njerėzit kanė tregime mė tė vlefshme se sa pėr njė gazetė. 

Kthehu prapa: Pas botimit tė artikullit, telefonini subjektit pėr tė pa reagimet e tij/saj. Nė kėtė mėnyrė do tė nxirrni ide dhe tregime shtesė.